E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Lirim të menjëhershëm aktivistëve

Qeveria izraelite vendosi lirimin e të gjithë aktivistëve propalestinezë të ndaluar pas sulmit të së hënës të komandove izraelitë mbi bordin e anijeve të ndihmave për Rripin e Gazas.

“U ra dakort lirimi i menjëhershëm i të ndaluarve, përfshirë edhe ata që fillimisht do proçesoheshin”, thuhet në një komunikatë të autoriteteve izraelite.

Vendimi izraelit vjen pas presioneve ndërkombëtare për lirimin e 650 të ndaluarave mes të cilëve ndodhet edhe shqiptari i Kosovës, Fuad Ramiqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›