E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Ndihmë Gazas pa cënuar Izraelin

Presidenti amerikan, Barak Obama pas incidentit të së hënës ka kërkuar që ndihma ndaj palestinezëve në Gaza të vazhdojë në një formë tjetër që nuk cënon sigurinë e shtetit të Izraelit.

“është e rëndësishme që të gjehen rrugë dhe mënyra për të furnizuar me ndihma humanitare popullsinë e Gazas pa vendosur në rrezik sigurinë e Izraelit”, është shpreh Obama gjatë një bisede telefonike pasditen e djeshme me kryeministrin turk, Reçep Taip Erdogan.

Mësohet se Obama i ka shprehur Erdoganit nevojën e gjetjes së një formule praktike që do të pasonte lindjen e Shtetit palestinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›