E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli, armëpushim në Gaza për tre orë në ditë

Forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar se duke filluar që sot do të ndërpresin për tre orë çdo ditë bombardimet në Rripin e Gazës. Lajmin e ka dhënë për agjencinë Afp një zëdhënës i ushtrisë.

"U vendos që të ndërpriten bombardimet në Gaza, duke nisur që sot në orën 10.00. Kjo do të bëhet çdo ditë”- ka thënë zëdhënësi Avital Leibovich.

Për këtë, sipas dëshmitarëve që kanë treguar për AFP-në, izraelitët kanë hequr artilerinë e tyre këtë mëngjes. Dhjetëra makina me armatime kanë lënë zonën e zaptuar dje, por zëdhënësi i ushtrisë nuk ka dashur të bëjë komente për këtë, as të pohojë e as të mohojë tërheqjen.

Shefi i OKB kerkon armepushim ne GazaBan Ki Moon dënoi Israelin për bombardimet e tij ndaj Gazës, si edhe Hamasin për raketat që ka hedhur ndaj Izraelit.

Duke drejtuar një sesion në Këshillin e Sigurimit në New York, ai bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për popullsinë në Gaza, por insistoi se çështjet afatgjate të ndarjeve palestineze dhe konflikt me Izraelin, duhen adresuar seriozisht:

"Ne na duhet urgjentisht të arrijmë unitetin palestinez dhe riunifikin e Gazës me Bregun Perëndimor, brenda kuadrit të autoriteteve palestineze dhe urgjentisht duhet të shohim vazhdimin e negociatave për një zgjidhje politike për konfliktin Israelo-Palestinez, për të cilin ne kemi punuar shumë në 2008, por që nuk mundëm të arrijmë rezultat."

Ky këshill ka përgjegjësinë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Unë shpresoj që këshilli të veprojë shpejt dhe me vendosmëri që t'i japë fund kësaj krize.

Ndërkohë plani i propozuar nga Egjipti dhe Franca për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, është mirëpritur nga anëtarët kryesorë pjesëmarrës në një sesion të veçantë të Këshillit të Sigurimit në New York.(bbc)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›