E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli bëhet anëtar i CERN-it

Kabineti qeveritar izraelit ka njoftuar të dielën se ka aprovuar anëtarësimin e vendit në Organizatën Evropiane për Kërkime Nukleare duke u bërë kështu shteti i parë jo evropian që bëhet pjesë e këtij grupi kërkues.

Kryeministri Benxhamin Netanjahu ka thënë në njoftimin e qeverisë se vendimi për anëtarësim në këtë organizatë e njohur si CERN reflekton “aftësinë e shkencëtarëve izraelit dhe njohje të aftësive të tyre”.

Izraeli më parë kishte statusin e vëzhguesit në CERN e cila më shumë njihet për “thyerjen e atomit”, përmes të ashtuquajturit Përplasesi i Madh Hadron që ishte instaluar në një tunel në kufirin në mes të Francës dhe Zvicrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›