E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli bombardon Libanin lindor, 60 të vrarë, mes tyre fëmijë

Të paktën 60 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa, në Libanin lindor, thanë për Reuters dy burime sigurie dhe kryetari i bashkisë së Baalbek.

Më herët, ministria e Shëndetësisë tha se, bazuar në numërimin e saj të përkohshëm, të paktën 23 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë sot nga “sulmet izraelite” në pesë komunitete në Libanin lindor.

Ministria përmendi ndër të tjera fshatrat Al Alak dhe Bodai.

E hëna e sotme ishte “dita më e dhunshme për Baalbekun” që nga fillimi i luftës, shkroi guvernatori i distriktit, Bashir Khodr, në platformën X./vizionplus.tv 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›