E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli dhe Hamasi, marrëveshje për dërgimin e ndihmave në Gaza. Në këmbim ilaçe për pengjet izraelite

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për të lejuar hyrjen në Gaza të më shumë ndihmave humanitare.

Nën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Katari dhe Franca, pengjeve që mbahen nga Hamas në enklavë do t’u jepen medikamentet për të cilat kanë nevojë.

Në këmbim, Izraeli do të lejojë dërgimin e më shumë furnizimeve me mallra bazë në Gaza, banorët e së cilës ndodhen në një situatë të tejskajshme pas më shumë se tre muajsh bombardime nga Izraeli.

Dërgesa me ilaçe po dërgohet përmes Egjiptit dhe do t’i dorëzohet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili më pas do t’ia dorëzojë Hamasit.

Ndërkohë, SHBA ka shprehur shpresën se bisedime të mëtejshme mes palëve mund të çojnë drejt lirimit

Mendohet se më shumë se 132 persona që u rrëmbyen nga Hamas në datën 7 tetor mbahen ende në enklavë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›