E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli e akuzoi për shkelje të armëpushimit, Irani mohon sulmin

Irani ka mohuar sulmet e pretenduara nga Izraeli në territorin e saj, duke e akuzuar për shkelje të armëpushimit.

Shefi i Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit, Abdolrahim Mousavi, ka mohuar të ketë qëlluar ndonjë raketë drejt Izraelit në orët e fundit, duke i cilësuar të rreme raportet për shkelje të armëpushimit.

Më herët ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të ditur se kishte urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit të “përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.

Ky sulm i pretenduar erdhi pak pas shpalljes së armëpushimit mes dy vendeve nga presidenti amerikan Donald Trump.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›