Izraeli furnizohet me 200 avionë mallrash, DASH: Po mbajmë në vëzhgim situatën
Ministria izraelite e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka marrë Izraeli ka marrë 200 avionë mallrash me pajisje ushtarake nga disa vende perëndimore.
Kjo vjen pasi përdorimi i armëve amerikane është nën vëzhgim. Avionët mbanin pajisje ushtarake, duke përfshirë municion, automjete të blinduara dhe armë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes izraelite, pasi përdorimi i armëve amerikane në luftën e vazhdueshme në Gaza vihet nën një kontroll të shtuar.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti i Mbrojtjes thanë se po shqyrtojnë raportin e Amnesty International.
Ministria izraelite tha se më shumë se 10,000 ton pajisje ushtarake janë dorëzuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Fotot e publikuara nga Ministria izraelite e Mbrojtjes tregojnë dy lloje të ndryshme automjetesh të blinduara, si dhe paleta furnizimesh.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ndihma kishte ardhur nga disa vende, por nuk pranoi të thoshte se çfarë ndihme kishin dërguar vendet e tjera ose sa prej tyre kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara. Dërgesat e ndihmës ushtarake amerikane filluan menjëherë pas fillimit të luftës.
/rtsh.al/