E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli i jep fund armëpushimit, qindra viktima nga sulmet në Gaza. Hamas: Dënuat me vdekje pengjet

Afro dy muaj nga ndalimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Izraeli ka prishur marrëveshjen e armëpushimit këtë të martë duke lëshuar një valë sulmesh ajrore në rripin e Gazës.

Sulmet nisën pas mesnatës, me urdhër të kryeministrit Netanjahu dhe ministrit të tij të mbrojtjes Israel Katz.

Qeveria e Izraelit: Vendimi u mor pas disa zhvillimeve të akumuluara, kryesisht mungesën e ndonjë lëvizjeje në negociatat për lirimin e pengjeve tona, për shkak të qëndrimit refuzues të Hamasit, dhe një paralajmërim për mundësinë e një sulmi nga organizatat terroriste në Gaza kundër ushtarëve dhe komuniteteve tona me qëllim vrasjen dhe rrëmbimin e tyre.

Sulmet ajrore kanë shkatërruar disa lagje në rripin e Gazës duke lënë qindra të vdekur.

Më shumë se 320 viktima njoftoi ministria palestineze e Shëndetësisë në përditësimin e fundit. Pamjet e publikuara treguan momentet e tmerrit për palestinezët ndërsa turma njerëzish u panë duke u larguar nga banesat e tyre.

Grupi militant palestinez, Hamas reagoi duke thënë se vala e re e sulmeve vjen si një dënim me vdekje për pengjet izraelitë të mbetur ende në rripin e Gazës.

Njëkohësisht, ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore edhe në Libanin jugor dhe Sirinë jugore duke rikthyer frikën për përhapjen e konfliktit në të gjithë rajonin.

Veprimet e fundit të Izraelit kanë nxitur një sërë reagimesh ndërkombëtare. Turqia tha se kjo ishte një fazë e re e gjenocidit izraelit në Gaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›