E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon autopsia e 59 viktimave të zjarrit në Koçan, ja kur do të mbahet ceremonia mortore

Janë identifikuar të 59 viktimat nga ngjarja tragjike në Koçan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ai shtoi gjithashtu se ka përfunduar autopsia. Nga zjarri kanë mbetur të plagosur 196 persona, 20 prej të cilëve fëmijë.

“Lidhur me 59 personat e vdekur, theksoj se të gjithë janë identifikuar dhe për të gjithë autopsia ka përfunduar më 18 mars 2025. Në zjarr janë lënduar 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë”, tha Toshkovski në konferencën e sotme për media.

Aktualisht 93 të lënduar po marrin trajtim në spitalet e Shkupit, ndërsa 80 janë transportuar jashtë vendit, përkatësisht në Serbi, Bullgari, Turqi, Greqi, Austri, Lituani, Slloveni, Hungari dhe Kroaci.

Drejtori i Komisionit Qendror Ushtarak, Stojançe Angelov njoftoi se varrimi i 59 viktimave në Koçan do të bëhet të enjten, më 20 mars.

“Në varrim do të marrin pjesë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Shenjtëria e tij Stefan, si dhe disa peshkopë nga Sinodi. Kisha po bën gjithçka që këta fëmijë të largohen në mënyrë sa më dinjitoze”, tha Angelov.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›