Izraeli kërkon “zbrazjen” e Gazës, Netanyahu: Ju kemi paralajmëruar, largohuni tani!

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e qytetit të Gazës të evakohen menjëherë këtë të martë përpara nisjes së një ofensive të re, një ditë pas paralajmërimeve për zgjerimin dhe shpeshtimin e sulmeve ushtarake në territor.
Urdhrat për evakuim shkaktuan panik dhe hutim mes banorëve të qendrës më të madhe urbane të Rripit të Gazës.
“U them banorëve të Gazës, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: ju kemi paralajmëruar: largohuni prej andej”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri izraelit tha gjithashtu se forcat tani po organizoheshin dhe po grumbulloheshin në Qytetin e Gazës për një manovër tokësore.
Kjo është zhvendosje për të disatën herë e banorëve të qytetit të Gazës ku është e përqëndruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë palestineze.
Marrja nën kontroll e qytetit i komplikon përpjekjet për armëpushim, i cili do t’i jepte fund pothuajse dy vjetëve luftë por ka nxitur gjithashtu alarm ndërkombëtar për situatën humnitare dhe kushtet në të cilat banorët e zonës duhet të përballen gjatë zhvendosjes.
Katari po u bën trysni udhëheqësve të Hamasit t’i përgjigjen pozitivisht marrëveshjes së fundit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh megjithatë deri tani nuk asnjë shenjë se një gjë e tillë do të ndodhëë. Hamasi po mban ende 30 pengje izraelitë, pjesa më e madhe e të cilëve besohet të kenë vdekur./vizionplus.tv