E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli kundërpërgjigjet, vret 10 palestinezë

Të paktën dhjetë palestinezë, përfshirë një udhëheqës të lartë militant kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve në Izrael, sekretari i përgjithshëm i Komiteteve të Rezistencës Popullore, Zohaur al-Kaisi, është qëlluar pasi "ka planifikuar sulme kundër shtetit hebre".

Lëvizja islamike, Hamas, e cila kontrollon Gazën, ka konfirmuar viktimat.

Sulmet izraelite erdhën pasi palestinezët lëshuan dhjetëra raketa dhe mortaja në jug të Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›