E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku për vizat: Jo udhërrëfyes ndryshe

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Vlora Çitaku, ka hedhur poshtë zërat se Bashkimi Evropian ka vënë një version tjetër nga ai i Ballkanit Perëndimor, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.Ajo thotë se udhërrëfyesi që do i ofrohet Kosovës është sipas modelit të Ballkanit Perëndimor, megjithatë sipas saj, ka qenë një rrezik që Kosovës t`i ofrohet një model ndryshe.
 

“Megjithatë Udhërrëfyesi që tani është në qarkullim është i bazuar në modelin e Ballkanit Perëndimor. Gjithsesi i tërë koncepti i zgjerimit dhe ky i liberalizimit është i bazuar në mësimet e marra dhe nuk ka fjalë që mësimet e marra nga procesi i liberalizimit të vizave të vendeve të rajonit janë inkorporuar në formë kriteresh për Kosovën. Herët a vonë ne do të duhej adresuar ato sfida”, ka thënë Çitaku.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›