Izraeli mbyll një aeroport afër kufirit me Egjiptin

Izraeli e ka mbyllur aeroportin e zonës më të skajshme jugore Eilat, në afërsi me gadishullin egjiptian Sinai të enjten, deri në një njoftim të radhës.Mbyllja është bërë pas shqetësimeve rreth situatës së sigurisë, është cituar një zyrtar ushtarak nga agjencia e lajmeve Reuters.
Aeroporti i sjell Izraelit turistë në resorin Eilat të Detit të Kuq, ndërsa mbyllja e tij është bërë në kohë të rritjes së nivelit të sigurisë rreth aktiviteteve të militantëve islamikë në zonën fqinje të Sinait, transmeton Zhurnal.
Dhuna në Sinai është rritur që prej se ushtria egjiptiane e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhamad Morsi, më 3 korrik, duke pasur sulme pothuajse çdo ditë kundër forcave të armatosura./Indeksonline/