E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli merr përsipër sulmin në kampin e refugjatëve në Gaza,: Ishte qendra e operacioneve të Hamasit

 BBC shkruan se Izraeli ka marrë përsipër sulmin në kampin e refugjatëve në Gaza, ku vdiqën të paktë 47 civilë.

Zëdhënësi i IDF, Daniel Haggari tha se ushtria izraelite arriti të marrë kontrollin e një bastioni të Hamasit në Jabaliya perëndimore, ndërsa neutralizoi komandantin e Hamasit, Ibrahim Biari. Sipas IDF, Biari ishte komandanti i batalionit qendror në Jabalia dhe ishte mbikëqyrës i të gjitha luftimeve në Gazën veriore. Sipas Hagarit, në 24 orët e fundit ushtria izraelite vrau 50 burra të Hamasit.

“Forcat e këmbësorisë dhe tankeve, të udhëhequra nga Brigada Givati, kapën kompleksin në Jambaliya perëndimore, i cili përdoret nga Batalioni Jambaliya i Hamasit”, thuhet në deklaratë.

Nga ana e saj, organizata nuk iu përgjigj pretendimeve të IDF, të cilat vijnë vetëm disa orë pasi ministria e brendshme e Gazës raportoi se gjatë një sulmi në kampin e refugjatëve Jambaliya, shumë njerëz u plagosën dhe u vranë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›