E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli ndërpret marrëdhëniet me Vatikanin

Rabinati i Izraelit ka ndërprerë marrëdhëniet zyrtare me Vatikanin.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja "Jerusalem Post", e cila shton se rabinati ka anuluar edhe një takim të planifikuar në Romë në datën 2 dhe 4 mars me Komisionin e Selisë së Shenjtë, për raportet me hebrenjtë. Në një letër dërguar presidentit të komisionit, kardinalit Walter Casper, drejtori i përgjithshem i Rabinatit, Oded Weiner shkruan se pa u kërkuar një ndjesë publike dhe tërheqje të deklarateve të mëparshme do të jetë e vështirë, rivendosja e dialogut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›