Filmi dokumentar "Kodiku i purpurtë i Beratit
Beratius është një produksion 100 përqind shqiptar. Qoftë nga tema e tij historike, e cila gjen terren që në kohët e lashta të ekszistencës së Ilirëve, e deri në krijimin e mëvonshëm në formën e plotë të qytetërimit shqiptar. Filmi dojumentar që vjen nën regjinë e Ylli Pepos me skenar dhe produksion të Tom Thercaj dhe hulumton gjithë rrugëtimin historik të një nga librat më të shenjtë shqiptar "Kodiku i purpurtë i Beratit". Premiera e tij në kinëma "Imperial" mblodhi bashkë personalitete të politikës,. Trupit diplomatik në Shqipëri dhe gazetarë. Rëndesia e tij është jo vetëm historike, por gjithë popujt e botës do të ishin me fat nëse do të dispononin një kodik të këtillë. Nisur dhe nga kjo rëndësi autorët vendosën të sillnin një dokumentar të këtillë. Filmi rrugëton në të gjithë historinë dhe sjell personazhet më përfaqësues të studimit të historisë së popullit shqiptar. Madje që nga zanafilla e vetë e deri në ditët e sotme. Kështu rrëfejnë historianët që nga I ndjeri Pjetër Arbnori e deri tek Ylli Xhufi apo Neritan Ceka. Ndoshta më mbresëlënësja që e bën akoma dhe më interesant dikumentarin janë planet ekskluzive të filmuara në Vatikan. Kodiku i purpurtë i Beratit cjen përmes një dokumentari, që në fund të fundit ka për qëllim të zbulojë akoma dhe më tëpër vlerat e vërtetat të kohërave Shqiptare.