E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli nis fazën e dytë të ofensivës për pushtimin e Gazës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Izraelit, Eyal Zamir, ka njoftuar zyrtarisht nisjen e fazës së dytë të ofensivës për të pushtuar qytetin e Gazës.

“Kemi hyrë në fazën e dytë të Operacionit për të përmbushur objektivat e luftës. Kthimi i pengjeve tona është një mision moral dhe kombëtar”, u tha Zamir trupave të ushtrisë në terren të mërkurën.

Ky veprim erdhi disa ditë pasi ushtria izraelite e shpalli qytetin e Gazës një “zonë të rrezikshme luftimi” javën e kaluar.

Më 8 gusht, Kabineti i Sigurisë i Izraelit miratoi një plan nga kryeministri Benjamin Netanyahu për të ripushtuar gradualisht Gazën, duke filluar me qytetin e Gazës.

Plani parashikon zhvendosjen e afërsisht 1 milion palestinezëve nga qyteti i Gazës në jug, e ndjekur nga rrethimi i qytetit dhe ndërhyrjet në lagjet e banuara.

Si pjesë e kësaj, ushtria nisi një sulm të madh më 11 gusht në lagjen Zeitoun të Qytetit të Gazës.

Izraeli ka vrarë mbi 63,700 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Sulmi ushtarak e ka shkatërruar enklavën, e cila aktualisht po përballet me katastrofën humanitare.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›