E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli nis pushtimin tokësor të Gazës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet urgjent të hënën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent ditën e hënë në lidhje me pushtimin tokësor të nisur nga Izraeli në Gaza.

Pas kërkesës nga Emiratet e Bashkuara Arabe që këshilli të informohej nga nënsekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente dhe një zyrtar nga Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.

Axhenda e Këshillit të Sigurimit ka planifikuar pasdite mbledhjen urgjente për situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze.

Takimi urgjent vjen pasi 120 vende votuan rezolutën e Kombeve të Bashkuara, të prezantuar nga Jordania, e cila bënte thirrje për “armëpushim të qëndrueshëm humanitar” në Gaza.

Shtetet e Bashkuara ishin një nga 14 vendet që votuan kundër rezolutës, me 45 vende që abstenuan, transmeton CNN. 

Të shtunën, Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dënoi operacionet tokësore të Izraelit në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›