E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli referendum per paqen

Qeveria izraelite i dha dritën jeshile një projektligji, që kërkon të hidhet në referendum marrëveshja e paqes me palestinezët.

Në një deklaratë, të kabinetit të kryeministrit Benjamin Netaniahu, thuhet se “është e një rëndësie kyçe, që për vendime të tilla historike, çdo qytetar të thotë fjalën e tij, nëpërmjet votimit të drejtpërdrejtë”. Anëtarët e kabinetit diskutuan gjithashtu edhe mbi propozimin e Netaniahut, për të liruar disa të burgosur palestinezë, si pjesë e përpjekjeve të ripërtëritjes së procesit të paqes, të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria izraelite kërkon që projektligji i referendumit të Lindja e MesmePaqe Izrael-Palestinë?Izrael-Palestinë, goditje shpresave për bisedimeIrak, 33 të vdekur gjatë lojës së Ramazanit miratohet sa më parë, e për këtë arsye pretendon nga Parlamenti kalimin e shpejtë të tij. Drafti në vetvete shihet si një xhest pajtimi ndaj pjesëtarëve të krahut të djathtë, të shqetësuar nga niveli i lëshimeve, që mund t’i duhet shtetit hebre, të bëjë gjatë negociatave. Më i vështirë, për Netaniahun, është provuar pikërisht lirimi i të burgosurve, disa prej të cilëve kanë ndërmarrë sulme militante, që kanë kushtuar jetë njerëzish. Mbledhja e qeverisë u vonua për rreth një orë, për shkak se kryeministri po përpiqej të grumbullonte sa më shumë mbështetje. “Ky moment nuk është i lehtë për mua. As për anëtarët e tjerë të kabinetit, e as për familjet e viktimave, ndjenjat e të cilëve i kuptoj plotësisht. Por, ka momente, kur, për të mirën e kombit, duhen marrë vendime të rëndësishme, e ky është padyshim një prej tyre”, tha Benjamin Netanyahu, kryeminister i Izraelit. Burime palestineze kanë lënë të kuptohet se, bisedimet e paqes mund të rifillojne në Shtetet e Bashkuara javën që vjen, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Negociatat dy-palëshe kanë mbetur në vendnumëro, që prej vitit 2010. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›