E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli refuzon paqen e imponuar

"Një marrëveshje paqeje mund të arrihet vetëm në sajë të negociatave të drejtpërdrejta dhe nuk mund të imponohet'', deklaroi për radion publike ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman.

Ai reagoi pas deklaratave të bëra të shtunën në Londër nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, sipas të cilit Këshilli i Sigurimit të OKB-së kishte urdhëruar një vendim që përfshinte njohjen e një shteti palestinez të pavarur.

Sipas këtyre propozimeve, Këshilli i Sigurimit do të njihte në këtë rast në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, si anëtare me të drejta të plota të OKB-së.

OKB-ja duhet gjithashtu të vendosë për aplikimin e vendimeve të ndryshme duke përfshirë çështje mbi të cilat izraelitët dhe palestinezët nuk kanë rënë dakord si çështja e kufijve të këtij shteti, Jerusalemi dhe çështja e refugjatëve.

Lieberman përveç të tjerash relativizoi mbajtjen e kësaj deklarate duke theksuar se ''as SHBA-ja dhe as Evropa nuk mund të kërkojnë me forcë një zgjidhje''.

"Nuk mund t'i kushtojmë rëndësi propozimeve që vijnë nga një diplomat që është në fund të mandatit të tij'', shtoi Lieberman.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›