E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, Rikthehet qetësia në Xinjiang pas trazirave të përgjakshme

Qetësia është rikthyer në Urumqi, por mbresat e trazirave vdekjeprurëse të javës së kaluar janë të dukshme kudo.
Tensioned janë ende të larta midisa kinezëve "Han", grupi etnik mbizotërues në Kinë dhe myslimanëve Ujgurë, pas dhunës më të rëndë etnike në dekada.
Forcat e Sigurisë rreth qytetit dhe në të gjithë rajonin Xinjiang janë të shumta, me raporte televizive që tregojnë kontrolle të rrepta të sigurisë në aeroportin Urumqi.
Autoritetet kineze janë të vendosura për të parandaluar një përsëritje të trazirave të përgjakshme, që lanë pas 184 të vdekur, shumica e të cilëve kinezë "Han".
Qindra ushtarë janë vendosur në në të gjityhë kryeqytetin e provincës ndërsa sigurimi është përqëndruar veçanërisht në lagjet Ujgure duke qënë se autoritetet kanë kërkuar rivendosjen e stabilitetit si përparësi kryesore.
Televizioni shtetëror transmetoi pamje të njerëzve që rrinin në rradhë për ti dhuruar të holla atyre që janë prekur nga dhuna. Policët gjithastu u treguan duke dhuruar gjak.
Por nën sipërfaqe, frika dhe zemërimi në mesin e komunitetit ujgur ende është e lartë. Zemërimi Ujgur mbi politikat shtypëse të qeverisë dhe mbizotërimit ekonomik të kinezëve "Han" ushqen një pakënaqësi të plotë e të thellë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›