E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli shkatërron avionin e Khameneit, përdorej nga ish-lideri suprem dhe zyrtarët e lartë iranianë

Forcat Ajrore Izraelite pretendojnë se, kanë sulmuar dhe shkatërruar avionin e ish-udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, në aeroportin Mehrabad të Teheranit gjatë natës.

Sipas ushtrisë izraelite, avioni ishte përdorur nga Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë “për të promovuar furnizimet ushtarake dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me vendet e boshtit përmes fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare”.

Izraeli shton se shkatërrimi i këtij “aseti strategjik” është një goditje ndaj “aftësive koordinuese” të Iranit me grupet që veprojnë si përfaqësues të tij, “duke ndërtuar fuqinë e tij ushtarake dhe aftësitë e rivendosjes së regjimit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›