E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli thirrje SHBA-së: Sulmoni grupin Houthi, po na vë në rrezik

Pas sulmeve të intensifikuara të Houthit gjatë kësaj jave ndaj anijeve, Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të rikthejnë sulmet ushtarake ndaj grupit që mbështetet nga Irani në Jemen.

Sipas Izraelit, sulmet e vazhdueshme të Houthit ndaj transportit detar “nuk mund të mbeten më vetëm një problem izraelit, ” ndërsa u bëri thirrje SHBA-ve për “sulme më të forta të kombinuara kundër Houthit.

 “Një koalicion i gjerë është i nevojshëm për të treguar se Houthi përbën një rrezik real”, u shpreh për mediat izraelite një zyrtar izraelit në kushte anonimati.

Në maj, Uashingtoni dhe Houthis arritën një marrëveshje që përfundoi me një fushatë ajrore amerikane kundër grupit terrorist, i cili kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit.

Kërkesa e Izraelit vjen pas vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Uashington.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›