Izraeli urdhër urgjent: Të evakuohet e gjithë Gaza! Ushtria, e vendosur të mposhtë Hamasin

Ushtria izraelite (DF) ka lëshuar një urdhër urgjent për evakuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve dhe personave të pranishëm në Qytetin e Gazës dhe të gjitha zonat e tij, nga Qyteti i Vjetër dhe lagjja Tuffah në lindje, deri në detin Mesdhe në perëndim.
Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin X (ish-Twitter), zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe deklaroi se:
“Ushtria është e vendosur të mposhtë Hamasin dhe do të veprojë në Qytetin e Gazës me vendosmëri të madhe.”
“Për sigurinë tuaj, evakuohuni menjëherë. Qëndrimi në zonë është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” thuhet në paralajmërim.