Pa ujë, bukë dhe me fare pak ajër! Shpëtohet 75-vjeçari në Gjermani, mbeti i bllokuar në ashensor për katër ditë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin gjerman të Osnabrück, ku një 75-vjeçar ka mbetur i bllokuar në ashensor për katër ditë rresht, pa asnjë mundësi për të thirrur ndihmë, pa ushqim dhe pa ujë.
Për të mos u mbytur, burri arriti të hapë pjesërisht derën e kabinës për të lejuar qarkullimin e ajrit. Ai nuk kishte mundësi komunikimi dhe mbeti i bllokuar për ditë me radhë.
Shpëtimi erdhi pasi djali i tij, i shqetësuar nga mungesa e kontakteve me të atin, njoftoi policinë, e cila mbërriti në banesë dhe zbuloi situatën dramatike. I moshuari u gjet në gjendje të rënduar nga dehidratimi dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim. Pas disa ditësh kujdes mjekësor, ai është shëruar dhe është kthyer në shtëpi.