E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli vendos armëpushim të njëanshëm

Tel Aviv -Qeveria e Izraelit ka miratuar mbrëmë me unanimitet për hyrjen në fuqi të armëpushimit të njëanshëm në Gazën, e pushtuar prej më shumë se tre javësh. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri izraelit Ehud Olmert, e cili ka bërë të ditur se armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 02:00 të kësaj të diele. “Hamas ka marre goditje te renda. Izraeli i ka realizuar plotësisht e madje tejkaluar objektivat që kishte caktuar ne fillim të operacionit “Plumbi i Shkrir’”, i cili u aplikua kundër Hamas”- ka deklaruar Olmert, pa përmendur masakrat që kishte shkaktuar ndaj civilëve, duke lënë pas më shumë se 300 fëmijë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

“Hamas na detyroi që të përdornim dhunën, por siguroj se izraelitët nuk e urrejnë popullsinë në Gaza. Nuk e urrenin para ofensivës dhe nuk e urrejnë as tani”-shtoi kryeministri izraelit, duke mos dashur të kujtonte se në vendin e tij bëhej propagandë kundër palestinezëve.

“Armëpushimi i njëanshëm i Izraelit nuk do të thotë fundin e rezistencës sonë”, ka deklaruar një zëdhënës i Hamasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›