E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon ndaj akuzave

Tirane - Ka qene i menjehershem reagimi i Partise Demokratike pas akuzave te nenkryetarit te Grupit Parlamentar te PS, Erion Brace. Gerti Bogdani, nepermjet nje deklarate per shtyp ka theksuar se "Edi Rama, nepermjet yllit te shendritshem te politikes se re, Erion Brace, nxori ne treg shpifjen dhe trillimin e dites, per grabitje tokash ne rrethe te ndryshme te vendit. Pa permendur autor, pa permendur emra, por vetem pushtetare te PD-se, packa se ne keto qytete ne pushtet eshte Partia Socialiste”.

Sipas tij, "keto shpifje dhe trilime nuk jane te rastesishme, por jane te mirekalkuluara, sepse verifikimi i titujve te pronesise, do te nxjerre ne pah abuzimet e medha te qeveritareve dhe pushtetareve me tokat dhe pronat e qytetareve. Ndaj ligjit te verifikimit te titujve te pronesise, Rama, votoi kunder miratimit te tij. Pikerisht se i trembet zbatimit te tij, qe do te zbuloje vjedhjet dhe abuzimet me qindra e qindra hektare toke ne zonat turistike dhe zona te tjera te vendit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›