E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli zbut bllokaden ndaj Gazes

Autoritetet izraelite lejuan per here te pare qe nga konflikti i 2007-es kalimin e nje dergese prej 20 automjetesh per ne Rripin e Gazas i ndodhur nen embargo qe prej 2 vjetesh.

Behet fjale per 20 makina te lejuara te futen ne qytetin e Gazas prej autoriteteve izraelite nepermjet kufirit ne Kerem Shalom te cilin palestinezet e quajne Kerem Abu Salem. Kjo ishte dergesa e pare e futur ne vend ne menyre legale. Ne te shkuaren perdoreshin tunelet ilegale ne kufi me Egjiptin.

Ne muajt e fundit Izraeli ka zbutur bllokaden e tij ndaj palestinezeve te Gazas cka u vleresua edhe ne raportin me te fundit te autoriteteve qe publikuan se ekonomia e rajonit u rrit me 16 perqind ne gjysmen e pare te 2010-es. Megjithate statistikat tregojne se 37 perqind e palestinezeve ne Rripin e Gazas jane te papune nje shifer kjo nder me te lartat ne glob.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›