Nacionalizmi Japonia paralajmeron Kinen
Japonia ka paralajmeruar Kinen se dy kombet duhet te shmangin nxitjen e nacionalizmit ekstrem ne konfliktin mbi burgimin e nje marinari kinez.
Qeveria japoneze ka deklaruar se deshiron te perdore te gjithe kanalet e mundshem per te shmangur cdo pershkallezim te situates.
Nga ana e saj Kina thote se ka pezulluar te gjitha kontaktet ne nivel qeverie me Japonine.
Ajo ka kerkuar lirimin e menjehershem te marinarit qe u ndalua pas perplasjes se varkes se tij me dy varka te rojes bregdetare japoneze qe ndodheshin ne ujera territoriale te diskutueshme.
Zyrtaret duhet te tregohen te kujdesshem qe te mos nxisin ndjenjat e nacionalizmit ekstrem jo vetem ne Kine por edhe ne Japoni e vende te tjera ka deklaruar zedhenesi i qeverise japoneze Yoshito Sengoku.