E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli zgjeron ofensivën në Liban, Irani: Nëse Tel Avivi na sulmon, do përballet me hakmarrjen

Irani ka paralajmëruar Tel Avivin të mos kryejë ndonjë sulm kundër republikës islamike  duke e kërcënuar me  hakmarrje.  Kjo vjen  një javë pasi Teherani lëshoi breshëri raketash drejt Izraelit.

“Një sulm ndaj infrastrukturës së Republikës Islamike të Iranit sigurisht që do të përballet me një përgjigje më vendimtare dhe armiqtë tanë janë të vetëdijshëm për objektivat brenda regjimit sionist të Izraelit që janë brenda mundësive tona për sulm, dhe ata kanë parë fuqinë dhe saktësinë e raketave tona me sytë e tyre”, tha Abbas Araqchi, ministër i Jashtëm i Iranit.

Ndërkohë këtë të martë ushtria izraelite ka nisur operacionet tokësore në jugperëndim të Libanit, duke e  zgjeruar inkursionin e saj  .

Ndërkohë edhe gjatë natës Izraeli ka vijuar  bombardimet në periferitë jugore të Bejrutit,  ndërsa tha se vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut, i cili ishte përgjegjës për buxhetin dhe logjistikën e grupit.

Sulmet ajrore izraelite kanë zhvendosur 1.3 milionë njerëz në Liban, dhe fushata e intensifikuar e bombardimeve të Tel Avivit  ka shqetësuar shumë libanezë se vendi i tyre të përjetojë një shkatërrim të gjerë si ai i shkaktuar nga Izraeli në Gazë.

Rreth 2.000 libanezë janë vrarë  që nga momenti ku Hezbollahu dhe Izraeli filluan sulmet ndaj njeri tjetrit një vit më parë , pjesa më e madhe prej tyre kanë humbur jetën  në javët e fundit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›