Komisioni Evropian Kosova me perparime te kufizuara

Komisioni Evropian thote se perparimeshte shenuar ne procesin e decentralizimit dhe aty permenden krijimi i disa komunave me shumice serbe. Perparim i kufizuar thuhet se eshte shenuar edhe ne fushen e drejtesise mirepo shqetesuese mbeten nderhyrjet politike ne kete sistem.
Korrupsioni thuhet ne raport eshte nje fenomen shqetesues ne Kosove megjithe krijimin e disa mekanizmave sic eshte Agjencia antikorrupsionit. Thuhet se Kosova duhet te deshmoje angazhimin e saj ne luften kunder kesaj dukurie duke hetuar ndjekur dhe denuar akteret ne rastet e perfshirjes ne korrupsion. Shperlarja e parave mbetet nje fenomen shqetesues. Trafiku i droges eshte ne nje faze te hershme por qe kerkohet angazhim serioz per ta luftuar thuhet ne raport.
Perparime te pakta jane shenuar ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore thuhet ne raport.
Edhe mediat dhe liria e shprehjes kane qene pika te raportit ku thuhet se ndikimet dhe nderhyrjet politike ne media jane te medha gje qe nuk e garanton lirine e shprehjes.
Shefi i zyres se Komisionit Evropian ne Prishtine Renzo Davidi ne nje konference per media te mbajtur ne oret e mbremjes kerkoi nga institucionet kosovare qe te vazhdojne reformat sepse ai ka verejtur angazhim serioz te institucioneve per integrime evropiane.
Ai tha se ky angazhim duhet te materializohet. Zyrtare te qeverise se Kosoves nuk kane pranuar ta komentojne raportin perderisa ta marrin ate zyrtarisht nga komisioni evropian qe pritet te ndodhe gjate dites se sotme. Mirepo reagime jane shenuar menjehere nga partite politike opozitare te cilat jane shprehur se ngecjet ne raportin e progresit per Kosoven jane shume me te theksuara nese ato krahasohen me vendet e rajonit dhe keto kritika ato i drejtojne ne adrese te qeverise se Kosoves. Mirepo shefi i zyres se komisionit evropian Renzo Davidi i ka porositur partite politike qe mos ta shfrytezojne raportin e progresit per propagande politike gjate fushates zgjedhore ne Kosove.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama