Izraelitët, turizëm në jug të vendit
Jugu i Shqipërisë mund të shndërrohet në destinacion turistik për qytetarët izraelitë. Kështu është shprehur ambasadori izraelit në Maqedoni, Leonard Cohen pas vizitës dyditore në Gjirokastër dhe Sarandë, ku i cilësoi të rralla vlerat historike dhe natyrore të zonës.
“Besoj se ky rajon ka potenciale të mëdha kulturore për të sjellë vizitorë të huaj e veçanërisht nga vendi im, Izraeli.
Izraeli kërkon vende të reja për të njohur e vizituar në Europë dhe besoj se ky kompleks, Gjirokastra e bukur, Saranda dhe plazhet e saj, Butrinti, dhe gërmimet arkeologjike, bashkëpunimi mes arkeologëve shqiptarë dhe izraelitë, na japin një infrastrukturë të pasur për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Izraelit” tha Cohen.
Ambasadori Cohen ka ftuar ministrin e Kulturës Ferdinand Xhaferri dhe atë të ekonomisë Dritan Prifti të vizitojnë Izraelin për të lobuar tek donatorët vendas për të investuar në Shqipëri dhe për të prezantuar mundësitë për investime në të gjithë territorin e vendit .
Floreta Ligu < I mëparshmi