E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 10 milionë euro për ish-pronarët

Ish- pronarët e tokave të zëna nga ndërtimet pa leje do të jenë përfitues të rreth 10 milion eurove të grumbulluara nga ALUIZNI. Këto para do të shpërndahen nga Agjensia e Kthimit e Kompensimit të Pronave. Elvis Cefa, drejtor i AKKP thotë se ky përfitim do të shperndahet vetëm 5 ditë pasi vendimi i qeverisë i datës 19 maj 2010 të hyjë në fuqi duke u botuar në fletoren zyrtare.

• Prona, "vrasësja" më e madhe

“Sipas informacioneve me ALUIZN-IN shifrën i kalon mbi 1 miliard lekë të reja e cila do të shpërndahet këtë rradhë. Kjo do të jetë rreth 10% ose 20% e parave që shteti do u japë këtyre ish- pronarëve. Të gjithë subjektet që janë në ato lista do të kenë mundësi të marrin këstin e parë të parave të tyre” tha Cefa.

Sipas të dhënave të shoqatës pronësi me drejtësi numri i pronarëve të kësaj kategorie është rreth 1600 dhe pretendimi i tyre është edhe 46 milion euro. Por kjo shifër është paraprake duke ditur se qeveria ka miratuar deri më tani legalizimin e vetëm një të tretës së ndërtimeve pa leje.

“Janë tashmë 6 vendime të Këshillit të Ministrave që përcaktojnë listën dhe shumën përkatëse kundrejt cdo emri. AKKP me VKM e miratuar para pak ditëve do bëjë thjesht rolin e arkëtarit në shpërndarjen e parave për këta persona” tha Cefa.

Kjo do të jetë shpërndarja e parë e parave për ish pronarët tokat e të cilave janë zënë me ndërtime pa leje. Drejtuesit e AKKP thonë se pavarësisht aplikimit paratë për të gjithë ish pronarët e njohur me vendim qeverie janë në fondin special të kompensimit, pra e drejta për tu kompensuar nuk humbet.

Adi Darsi

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 03 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›