E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

JAPONI – Vritet ariu që qëndroi dy ditë në një supermaket

TOKIO, 2 dhjetor /ATSH-AA/ – Një ari u bllokua dhe më pas u vra pas një qëndrimi dyditor në një supermarket në Japoni.

Siç njoftoi sot “Kyodo News”, autoritetet përdorën mjaltë, mollë dhe bukë si kurthe ndërsa ariu u kap në një zonë magazinimi në pjesën e pasme të një supermarketi që ndodhet në  qytetin e Akitës.

Ariu, i cili u ndal në seksionin e mishit, hyri në supermarket të shtunën në mëngjes, kur stafi po përgatitej për fillimin e punëve të përditshme.

Sipas policisë, një punonjës 47-vjeçar u sulmua nga ariu dhe pësoi lëndime në fytyrë dhe lëndime të tjera./   /os/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›