E Shtunë, 31 Tetor 2026

JCR Eurasia Rating, notë pozitive BKT-së

JCR Eurasia Rating, filiali Euroaziatik i Agjensisë Japoneze të Vlerësimit dhe një nga agjensitë më pretigjoze të vlerësimit në botë rivlerëson Bankën Kombëtare tregtare me notën AAA dhe me një situatë të qëndrueshme në terma afatgjatë në nivelin kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit.
Në të njëjtën kohë, JCR Rating ka vlerësuar Shqipërinë me notën BB në terma afatgjatë. Të gjitha vlerësimet tregojnë një situatë të qëndrueshme.
JCR Eurasia ka vërejtur se BKT-ja është institucioni i dytë më i madh bankar në Shqipëri, me një nivel të lartë likuiditeti. Struktura e saj e depozitave përbëhet nga depozita me terma afatgjatë dhe llogari individuale depozitash.
Ky vlerësim bëhet menjëherë pas BKT-ja fitoi çmimet "Banka më e mirë për vitin 2009 në Shqipëri" dhe "Banka më e mirë në Europën Juglindore", çmime këto të dhëna nga revista prestigjoze angleze "Finance Central Europe".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›