JORDANI – Guterres u kërkon të palëve të arrijnë marrëveshje armëpushimi në Gazë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u ka kërkuar të gjitha palëve të përfshira në luftën në Gazë të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.
“Tmerri duhet të ndalet, është koha për një armëpushim së bashku me lirimin e pakushtëzuar të pengjeve”, tha ai në një konferencë të ndihmës humanitare për Rripin e Gazës, në Jordani.
“I bëj thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të arrijnë një marrëveshje”, shtoi Guterres.
“Shpejtësia dhe shkalla e masakrës dhe e vrasjeve në Gazë është përtej çdo gjëje në vitet e mia si Sekretar i Përgjithshëm”, tha ai.
Konferenca organizohet nga Jordania, Egjipti dhe OKB-ja. Ajo synon të gjejë mënyra në të cilat komuniteti ndërkombëtar mund t’i përgjigjet në mënyrë më efektive krizës humanitare në Gazë. //a.i/