E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja 40 krimet, për të cilat Sali Berisha duhet të qepë gojën

Nga Përparim Halili

Duke shfrytëzuar edhe procesin e (mos)heqjes së imunitetit politiko-qeveritar, djalli Sali Berisha bëri një tjetër show demagogjik përpara shqiptarëve, duke u vet-prezantuar në mënyrë tepër groteske si engjëll, me recitime dogmash të dala boje pre 20 vitesh. Ai qau me dhimbje për të varfrit, për të papunët, për të pastrehët, për të ardhmen e të rinjve, për luftën kundër korrupsionit e mafies, për pronat dhe pronarët, për bizneset, për pagat, për pensionet, për të ish-të përndjekurit politikë, për luftën kundër krimit ekonomik e njerëzor, për miliardat që i vidhen popullit, për taksat, për investimet, për integrimin në BE etj, etj. Ai broçkolliti sërish në parlament sikur krimi, korrupsioni, varfëria, papunësia, grabitja e pronave, shitja e atdheut, përçarjet kombëtare dhe traumat sociale shoqërore shqiptare dhe tranzicioni 20 vjeçar, të jenë vepra kriminale të bërë nga UFO-t!

Po kush është autori i këtyre traumave që po vuajmë? Faktet provojnë, se ashtu si në vitet 1992-1997 dhe tani prej 7 vitesh, krimi ka vetëm një dispeçeri qendrore: familjen mafioze Berisha, me soj-sorollopin e tij ministra, deputetë, sharlatanë-sekserë diplomatë të huaj, krye-policë, gjyqtarë, prokurorë, bodigardë e deri shoferë, që veprojnë si në xhungël. Edhe pse djalli Sali Berisha vazhdon e vet-prezantohet si engjëll, faktet tregojnë se nuk ka asnjë vuajtje shqiptarësh, nuk ka asnjë krim shtetëror, nuk ka asnjë krizë politike, ekonomike, financiare e shoqërore, nuk ka asnjë intrigë e prapaskenë, nuk ka asnjë lëvizje anti-kombëtare, nuk asnjë veprimtari përçarëse të kombit, nuk ka asnjë strukturë mafioze etj, etj, ku të mos ketë gjurmë gishtash dhe firmë e vulë të krye-banditit politiko-qeverisës Sali Ram Berisha.

Duke qenë se po përgatis një libër me titull 20 vjet, djalli Sali Berisha, për të qenë sa më i saktë në përcaktimin e karakterit dhe personalitetit të Saliut si njeri, si qeverisës e politikan, kërkova konsulencën e një mikut tim specialist psikolog. Ai më tha: Nëse për mua si psikolog ka një gjë të pamundur për ta konkluduar, kjo është etiketimi i tiparit bazë përfaqësues të karakterit e personalitetit, të species njerëzore Sali Berisha. Karakteri dhe personaliteti i shfaqur i tij ka shumë plane që nuk përmblidhen e nuk etiketohen dot shkencërisht në një të vetëm. P.sh, Sali Berishës nuk mund ti thuash vetëm intrigant, sepse është dhe prapaskenist. Nuk mund ti thuash vetëm me karakter të lëkundur e të dyzuar, sepse është dhe i pabesë. Nuk mund ti thuash vetëm demagog klasi, sepse është dhe mashtrues ekstra. Nuk mund ti thuash vetëm mbrojtës krimi, sepse është dhe kriminel. Nuk mund ti thuash vetëm mbështetës i hajdutëve e mafiozëve, sepse është dhe hajdut e mafioz. Nuk mund ta quash as me ekuilibër mendor minimal, mbasi ai qesh kur duhet qarë dhe qan kur duhet qeshur. Ai flet ngadalë, kur duhet ulëritur dhe ulërinë kur duhet folur qetë. Ai shan kur duhet nderuar dhe nderon kur duhet sharë! Ose, p.sh nuk mund ti thuash indiferent ndaj vuajtjeve njerëzore, sepse është dhe anti-human, nxitës, shkaktar e organizator i këtyre vuajtjeve. Ky profil i shkrehur psikologjik, i përzier me stresin e ankthit ekstrem të vënies përballë drejtësisë së pritshme, aktivizon përpëlitjet demagogjike për të dalë i larë prej krimit ku është zhytur. Kjo gjendje nxit Sali Berishën të guxojë e të ligjërojë përballë shqiptarëve për drejtësi mbi zullumet dhe krimet që ka bërë vet, me familjen dhe në grup. Po për çfarë duhet të qepë gojën Sali Berisha e të mos flasë më përballë shqiptarëve?

1.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për lirinë e shprehjes, mbasi ka kërcënuar, bllokuar, gjobitur e djegur gazeta, ka paralizuar, ka burgosur gazetarë dhe kundërshtarë të pushtetit të tij.

2.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për biznesmenët, mbasi ka zbatuar sistem gjobash kriminale private ndaj tyre, i ka rrëmbyer e zhdukur.

3.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për ekonominë, mbasi e ka e kthyer atë në ekonomi trafiqesh, bingosh, kazinosh e motelesh.

4.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për mirëqenien e shqiptarëve, mbasi i zhvati ata me firmat piramidale, deri tek brekët.

5.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për pavarësinë e Kosovës, mbasi është furnitori kryesor i Milosheviçit me armë e karburante.

6.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për sigurinë e jetës, mbasi në pushtet-bandat e tij janë vrarë e zhdukur afro 21 mijë shqiptarë.

7.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për privatizimet, mbasi pushtet-banda dhe familja e tij, kanë grabitur 95% të ekonomisë kombëtare.

8.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për kthimin e pronave, mbasi ka 20 vjet që mashtron pronarët dhe zhvat pronat me dhunë e falsifikime.

9.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për rininë, mbasi e ka lënë atë pa të ardhme duke i lënë si rrugë të vetme emigracionin dhe krimin.

10.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për të drejtat nënat, motrat e gratë, mbasi ato dhunohen, vriten, lihen pa punë e madje denigrohen publikisht prej vet Sali Berishës.

11.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për të drejtat e fëmijëve, mbasi ka 70 mijë të mitur që lypin, dhunohen, që punojnë si skllevër buke dhe përdoren prej krimit.

12.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për dëmshpërblimet e të përndjekurve politik (viktimave të tij si spiun), mbasi ka 20 vjet që i mashtron.

13.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për paqen mes shqiptarëve, mbasi është përçarësi dhe futësi i tyre në hasmëri.

14.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për trafiqet qeveritare, mbasi është kupola dhe përfituesi i trafiqeve mafioze shqiptare e rajonale.

15.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për barazinë përpara ligjit, mbasi është shefi i një bande familjare, klanore, politike e qeveritare të paprekur e të mbrojtur nga drejtësia.

16.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e të mos belbëzojë për respektimin e institucioneve, mbasi është kryebanditi që kërcënon, korrupton, dhunon, denigron dhe sulmon me armë institucionet.

17.    Sali Berisha duhet të qepë gojën e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›