Ja çfarë do të përmbajë shtëpia super luksoze e Kim dhe Kanye

Kim Kardashian dhe Kanye West tashmë janë pronarët krenarë të një shtëpie luksoze në vlerë prej 11 milion dollarësh.
Ylli i televizionit dhe reperi kanë bërë të ditur muajin e kaluar se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, dhe tani uket se ata janë duke bërë përgatitje të shtrenja për ardhjen e re.
Siç bëhet e ditur, çifti kanë blerë shtëpinë në zonën luksoze të Kalifornisë, Bel Air dhe tashmë kanë filluar të zhvendosen atje. Sipas një burimi afër çiftit, gjithçka do të jetë në stilin e vilave italiane.
Përveç gjërave të tjera të domosdoshme, shtëpia e re do të ketë një sallë të madhe të gjimnastikës, një teatër për film, sallon me të gjitha nevojat për grim dhe flokë, këndin për të luajtur bowling, atë për basketboll, dhe pishinë të mbyllur dhe të hapur.
Fqinjë të famshëm kanë aktoren Jennifer Aniston dhe producentin Joe Francis.
Pavarësisht kësaj ata besohet se nuk kanë planë të fejohen ose nuk kanë caktuar ndonjë datë për martesë. /Indeksonline/