E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja çfarë hoqi Shakira

Këngëtarja, Shakira insiston se rruga e saj për tu bërë e famshme nuk ka qenë një rrugë e shtruar me trëndafila dhe se deri në arritjen e famës, edhe ajo sikur shumica kanë hequr të “zinjtë e ullirit”.

Këngëtarja kolumbiane, e cila është anëtare e jurisë në spektaklin muzikor ’The Voice’ në Amerikë ka thënë se ajo do të jetë një mentore e kuptueshme për pjesëmarrësit në këtë garë. Ajo ka thënë se e di se si është të jesh humbës.


"Kam filluar shumë shumë e re. Jam në muzikë që 25 vite dhe rruga ime nuka ka qenë e shtruar me trëndafila. E di se si është të ndjesh atë frikën dhe nevojën e afirmimit dhe pranimit. Të ndërtosh besim në vete, është gjëja më e vështirë”, ka thënë Shakira.

Këgëtarja gjithashtu ka thënë se pjesëmarrësit në ‘The Voice’ do të përfitojnë nga dashuria e vështirë për ti arritur gjërat./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›