E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona, "Madona e Shqipërisë"

Bleona Qereti, gjatë qëndrimit të saj në Londër ka realizuar një intervistë me “Huffington Post”, ku ka folur edhe për jetën e saj në Shqipëri.

Në shkrimin dedikuar këngëtares 33 vjeçare, rikujtohet nofka “Madona e Shqipërisë " nga NY Daily News.

Bleona mes tjerahs  ka thënë se ka qënë në ballina  të revistave që nga mosha pesë vjeçare në atdheun e saj.
Ajo ka pranuar se kalimi nga një ‘’superyll’’ në një pjesë të botës, në një tjetër këngëtare te panjohur, në një pjesë tjetër, ka qenë i ndërlikuar.

"Zakonisht unë jam një person që nuk marrë ‘’jo’’ për përgjigje. Të qenurit nga Shqipëria dhe duke qenë një këngëtare për kaq shumë kohë , më ka dhënë një përvojë mahnitëse ... por pastaj shkon në një tjetër vend dhetë thon`: ju nuk jeni nga këtu, ju keni një theks", ka thënë Bleona, duke shtuar:

"Sado që tentoj ta marrë si qesharake këtë situatë, ajo nuk ka qenë e lehtë ... në vendin tim unë kam qilim të kuq kudo që shkoj. Në LA, unë thërrasë në një restorant dhe ata më thonë " a mund ta gërmëzoni emrin tuaj ju lutem. " /indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›