Ja çdo të ndodh në pjesët e reja të serialit Kuzey Guney
Çfarë do të ndodh këtë javë te Kuzey Guney. Të gjitha sekretet në veshin e Simait. Fejohen Guney dhe Banu, familja Teknioglu mëson për marrëveshjen paramartesore. Simay zbulon se Kuzej dhe Zejnep janë në Antalia dhe se kaluan natën së bashku
Nga kompania që prodhoi serialin Ezel! Me aktorin më të kërkuar të momentit në Turqi, i cilësuar si Bred Pit i Turqise! Rikthehet me rolin e tij më të ri dhe më të suksesshëm, Kivanc Tatlitug! Një histori me shumë pyetje dhe një sekret! Dy vëllezër krejtësisht të ndryshëm!
Veriu dhe Jugu! E vetmja që i bashkon, është dashuria për një femër, Xhemre! Seriali dramatik turk më i suksesshëm i vitit 2012! Premierë absolute ekskluzive në Ballkan dhe Europën Juglindore. Kuzey&Gyney, sukses tjetër i padiskutueshëm në ekranet shqiptare. Kuzeu&Gyney është historia e dy vëllezërve, që luftojnë të mbijetojnë në botët e tyre. Ata kanë ambicie të ndryshme rrugë të ndryshme. E vetmja gjë që kanë të përbashkët, është dashuria për të njëjtën femër. Kuzey (Veriu) është i shkathët, rebel, gjaknxehtë, i drejtë dhe i paduruar. Ai flet me grushtet e tij, kur fjalët mungojnë. Prandaj ai gjendet gjithmonë në telashe që kur ishte fëmijë. Gyney (Jugu) është krejt e kundërta e vëllait të tij. Ai është i qetë, i arsyeshëm, dhe punëtor. Jeta e tyre shkatërrohet kur Xhemre vjen në lagjen e tyre. Një natë, një incident dramatik ndan dy vëllezërit përjetë një incident që mbahet sekret! Tani familja ka një sekret me të cilin duhet të jetojë përgjithmonë. Ky sekret ndan dy vëllezër, por ky sekret është dhe shkaku që ata mund të ribashkohen! A do të gjejë paqen dhe dashurinë Kuzey? Për çfarë do ti shërbejë jeta e drejtë Gyney?
Seritë e reja
Simay konstaton se Kuzej dhe Zejnep janë në Antalia dhe se kaluan natën së bashku. Me kthimin e tyre në Stamboll, Kuzej shoqëron në shtëpi Zejnepen dhe babai i saj i inatosur akuzon Kuzejin dhe Zejnepen ashpër.
Fejesa
Në darkë Guney dhe Banu i zbulojnë familjes së saj se ata janë fejuar. Simaj aksidentalisht dëgjon të vërtetën në lidhje me aksidentin me makinë dhe kap momentin e duhur për të përdorur njohuritë e saj. Ndërsa familja e Banusë është e pakënaqur për fejesën e saj, nëna e Guneit është e ngazëllyer për të takuar familjen e re të djalit të saj.
Ali dhe Simay
Simai e cila nuk është ftuar në mbledhjen e familjes në shtëpinë e Sinaner-së, vendos të takohet me Symer Tezkan përsëri. Ali e ndjek atë dhe dyshimi i tij se nuk duhet ti besojë asaj përforcohet. Simai rimendon vendimin e saj të papritur për të lënë familjen Tekinoglus përgjithmonë dhe qëndron, pavarësisht përpjekjeve të Aliut.
Marrëveshja
Prindërit e Guney mësojnë për marrëveshjen paramartesore. Mendimi i tyre mbi marrëveshjen e ndryshon pikëpamjen e tij dhe ai vendos të luaj kartat e tij me zgjuarsi me Banun në mënyrë që të heq qafe marrëveshjen paramartesore.
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Në Dashuri në Manhatan, Kristobal fiton zgjedhjet
E gjithë banda fillojnë të rimodelojnë Kalikafe ku do të ngrihet agjencia e ‘Free Butterfly’. Gjithçka shkon mirë derisa Sara shfaqet për të dhënë ndihmën e tij në pjesën e administrimit. Me një buzëqeshje në fytyrë, Marisa i thotë se nuk është e nevojshme dhe e falënderon për dëshirën e mirë. Kristobal mbyll fushatën dhe për këtë qëllim realizon një shfaqje baleti dhe muzikë. Për habinë e të gjithëve Marisa shfaqet në mikrofon për të mbështetur edhe një herë tjetër Kristobalin. Ndërkohë Sara ndjehet ziliqare. Kjo shfaqje dhe kënga që Marisa këndoi zgjon tek Kristobal idenë se ajo ende e do shumë. Kur përfundon eventi kandidati afrohet për të falënderuar dhe i kërkon sërish që të qëndrojë përkrah tij. Megjithatë Marisa kundërshton sërish duke i thyer zemrën atij. Marisa takohet me Sara-n jashtë qendrës së fushatës dhe shkëmbejnë fjalë me njëra- tjetrën. Sara i kërkon që të largohet prej Kristobalit, vetëm kështu ai do të jetë i lumtur. E inatosur për suksesin e Marisas në numrin e saj muzikor, Sara apelon gjyqin për vjedhje dhe që mund të ndikojë keq në imazhin e Kristobal. Më vonë Frank shkon pas Marisas për të bërë përpjekjen e tij të fundit. Tani që Kristobal është me Sarën, ai mendon se mund të pushtojë zemrën e saj. Kur e sheh gjëja e parë që bën është ta puth derisa ajo e largon, sepse ende nuk mund të lërë pas fantazmën e Kristobal. Megjithatë e siguron se nëse nuk do të ekzistonte ai konflikt dashurie, ajo do të qëndronte me të pa dyshim. Nga ana tjetër Lukas rikonsideron idenë për tu kthyer në Meksikë për fëmijët e tij. Ëndrra e tij në Shtetet e Bashkuara përfundoi dhe nuk ka se çfarë të bëjë aty. Viktor emocionohet kur flet me agjentin e policisë, i cili është shumë i interesuar për Jajan. Madje i kërkon ndihmë që të hyjë në akademinë e policisë në Nju Jork. Kjo ka qenë gjithnjë ëndrra e tij. Në shtëpinë e Marisas vajzat takohen për të folur në lidhje me projektin ‘Free Butterfly’, por në atë moment Belinda fillon të ketë kontraktime. Në spital lind një fëmijë i shëndetshëm dhe i bukur. Kur dëgjon lajmin e mirën Gojo prezantohet si bashkëshorti i nënës së re. Kur e sheh i kërkon falje për mënyrën se si është sjellë dhe e siguron se kurrë nuk do të hapë më atë temë, ai është babai i atij fëmije dhe pikë. Nga ana tjetër atë ditë zhvillohen zgjedhjet për të zgjedhur senatorin e re të Nju Jorkut. Me shumicë votash Kristobal Parker fiton. Marisa do të uroj Kristobalin, por kur shkon në apartamentin e tij e gjen me Sarën duke u puthur. E zhgënjyer Marisa kthehet në shtëpinë e saj. Atë natë Lukas përshëndetet me të gjithë, sepse ka përgatitur gjithçka për tu kthyer në Meksikë…