Ja çdo të ndodhë në pjesët e reja të serialit Sulejmani i Madhërishëm
Jo më kot ai u shpall seriali më i mirë i vitit më Turqi. Sulejmani i Madhërishëm, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Antalya Tv Awards, mori vlerësimet maksimale, ku yjet e serialit të njohur televiziv kanë shkëlqyer në mbrëmjen gala të edicionit të katërt. Çmimin për prodhimin më të mirë televiziv e tërhoqi aktori kryesor në rolin e Sulejmanit, Halit Ergenç; për rolin e Sulltaneshës Hyrem, Meryem Uzerli u vlerësua me çmimin si aktorja më e mirë e televizioneve turke për vitin 2012. Disa nga elementët për të cilët u vlerësua Sulejmani i Madhërishëm ishin veçanërisht regjia, fotografia, skenari, dhe loja e aktorëve. Ky serial vazhdon të jetë i sukseshëm edhe në Shqipëri, duke mbërthyer çdo të premte para ekranit mijëra shikues.
Sulltani i thotë Ibrahimit se ndonjëherë miqtë bëhen edhe armiq. Hyrrem dështon me planin e saj. Mihrimah takon Jahjan në pallat. Hatixhe i sheh nga dritarja dhe dyshon se diçka ka mes tyre
Nigar takon Ibrahimin dhe i tregon atij se dëgjoi planet e këqija të Hyrrem-it. Ai i thotë se Hyrrem e ka zbatuar tashmë. Gulfem i thotë Afife-s që të përgatitet për Ramazanin. Hatixhe ndërhyn dhe informon se motra e saj do të vijë gjithashtu. Kur Gulfem dëgjon se Sulltaneshë Shah do të vijë habitet duke qenë se ajo nuk shkoi as në varrimin e Validesë. Diana i thotë Jahjas se ajo nuk ka lidhje me letrën dhe i kujton atij se Mustafa e gjeti dhe e solli në pallat. Kiraz i thotë Hyrrem se Mehmet është në kopsht me Ibrahimin, por Sumbul i thotë se kjo është e pamundur duke qenë se Barbarosa është në pallat. Hyrrem ka frikë se Ibrahimi do të hakmerret duke qenë se ai është vetëm me Mehmet. Mehmet pyet Ibrahimin se si është Mustafa dhe Ibrahim i thotë se ndjehet mirënjohës që ai i shpëtoi jetën. Ibrahim e lejon Nigar që të shohë vajzën e saj dhe i thotë se do ta lejojë meqë ajo ia ka kërkuar, por nuk do të toleronte asnjë gabim nga ajo. Hatixhe njofton Matrakçi dhe i kërkon atij që të kujdeset për Ibrahimin, sepse ai nuk e merr me mend rrezikun dhe se ka shumë femra të rrezikshme rreth tij.
Hyrrem trembet nga ëndrra
Hyrrem, me lot në sy shkon në dhomën e Sulltanit i cili tmerrohet kur e sheh në atë gjendje. Hyrrem qan dhe përsërit emrin e djalit të saj. Në atë moment Mehmet hyn në dhomë dhe Hyrrem duke qarë e përqafon. At e bir shohin njëri-tjetrin me habi. Sulejman e pyet se çfarë ndodhi dhe Hyrrem i thotë se pa një makth. Jashtë në korridor ajo sheh Ibrahimin dhe i kërkon atij që të qëndrojë larg fëmijëve të saj. Ibrahim i kujton asaj atë që ndodhi me fëmijën e tij dhe i thotë se ashtu siç mbron princin Mustafa do të mbrojë edhe Mehemtin, sepse ai nuk do që Sulltani të shqetësohet. Hyrrem i thotë Sumbul se Ibrahim do ta terrorizojë dhe se ia arriti qëllimit.
Mehmet në rrezik
Fidan i thotë Dianas se ata po ndjekin Gulizar nga pallati dhe Diana e konsideron këtë si një veprim të keq, kështu që ajo largohet dhe shkon të lajmërojë Jahjan. Ata hyjnë në dhomën e Mustafas dhe e gjejnë atë që ka zbuluar se Gulizar ka dashur ta vrasë. Hyrrem i kërkon Sulejmanit që të mos dërgojë Mehmetin në sanxhak, sepse ajo ka frikë për jetën e tij. Sulejman i përsërit asaj se Mehmet është në një moshë që duhet të shkojë, se ai është shumë i fortë dhe se Ibrahim është pranë tij për ta mbrojtur. Hyrrem i thotë se Ibrahim nuk do të mbështesë asnjë që është kundër Mustafait, diçka që shqetëson seriozisht Sulejmanin. Diana rreh Gulizar në mënyrë që të mësoj se urdhrat e kujt po ndjek. Gulizar i thotë se ajo nuk e ka frikë vdekjen. Mahidevran e sulmon duke thënë se ndoshta ajo është gjarpri i Hyrremit. Hyrrem i kërkon Mehmetit që të mos lërë pallatin pa e informuar atë dhe kur Mehemet reagon, ajo i thotë se nëse nuk bindet ajo do ti kërkojë babait që të mos e lejojë të shkojë në sanxhak.
Plani i Hyrremit
Mihrimah i thotë Mehmet se Nurbahar-Klara është shtatzënë. Mehmet e pyet Nurbahar se përse nuk i tha dhe ajo i përgjigjet se ka frikë për jetën e saj dhe atë të fëmijës. Gjykatësi dërgon dikë të informojë Hyrremin për fillimin e Ramazanit. Mihrimah merr një letër nga Jahja dhe Zumrut Agai i kërkon që të mos dalë, sepse ka frikë nga Hyrrem. Hatixhe i thotë Gulfem se për pak ditë Sulltaneshë Shah do të vijë. Mahidevran i ofron Dianas rolin kryesor në harem. Hatixhe informon Sulejmanin, se Shah Sulltana po vjen dhe e fton atë për darkë në pallat. Ibrahim i tregon Gulizarin Hyrremit duke i thënë se plani i saj për të vrarë princ Mustafën u zbulua, por dështoi dhe pyet në lidhje me reagimin e Sulltanit kur të mësojë atë që ajo u përpoq të bëjë. Hyrrem thotë se e di që e ka futur në kurth dhe e këshillon që të jetë i kujdesshëm dhe të mos bjer në kurthin e tij, për shkak se Sulltani nuk i beson më. Hyrrem duke lënë zyrën e Ibrahimit urdhëron Sumbulin që ti kërkojë Rustemit të kujdeset për këtë çështje, për shkak se të dy ata do të vuajnë në qoftë se nuk bëjnë diçka për të shpëtuar veten. Sumbul shkon tek Rustem dhe i tregon atij se çfarë ka ndodhur. Rustem mëson se Ibrahimi është duke mbajtur Gulizar dhe i dërgon një mesazh Hyrremit se Gulizar nuk do të shohë agimin mëngjesin tjetër. Përpjekja për të vrarë Gulizar, e cila është e burgosur në pallatin e Ibrahimit, dështon.
Sulltani mëson të vërtetën
Nigar i thotë Rustemit se Ibrahimi e lejoi të takojë vajzën e saj, por Rustem e paralajmëron që të tregohet e kujdesshme, sepse Ibrahim është i rrezikshëm. Nigar përgjigjet se ai vetë duhet të jetë i kujdesshëm, sepse po noton në ujëra të rrezikshme duke i shërbyer Hyrremit. Hyrrem informohet për përpjekjen e dështuar dhe më vonë Sumbul i thotë se Gulizar nuk është më në burg. Hyrrem sheh nga tarraca Ibrahimin që thotë se Sulltani do të takohet me një vajzë nga haremi i Mustafas e cila u përpoq të fitonte besimin e tij dhe të Mahidevranit dhe në fund u përpoq që ti vriste. Sulltani i frikësuar, pyet se kush ishte pas kësaj përpjekje dhe kur Gulizar i referohet Behram Efendiu, nga frika se i vrasin nënën e saj, Ibrahim i tregon sulltanit që Hyrrem ishte përgjegjëse për këtë përpjekje. Sulltani zemërohet nga ajo që dëgjon dhe Gulizar thotë se Ibrahimi e detyroi të thotë Hyrrem Sulltan në mënyrë që të shpëtojë jetën e saj. Ajo e di se ai do të vrasë dhe kryen vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca. Ibrahim i thotë Sulltanit, që të gjitha këto janë intriga për ti bërë ata armiq. Sulltani i tronditur nga fjalët e Ibrahimit dhe vdekjen e Gulizar i thotë se ndonjëherë miqtë bëhen armiq duke e lënë Ibrahim të hutuar. Në pallat, Mihrimah takon Jahjan dhe thotë se ai ka guxim të madh që shkon aty dhe kur nëna e saj të mësojë këtë, do ti presë kokën. Jahja i thotë se ka shkuar me urdhër të Mustafës, se e do shumë dhe nuk ka frikë, duke i recituar poezi dashurie. Hatixhe i sheh nga dritarja dhe pyet rreth këtij takimi, por Mihrimah i thotë se ajo u dërgoi të fala Mustafës dhe Mahidevran.