E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja cfare i tha Berisha Komisionit te Venecias

Tirane 24 tetor 2011 NOA/Albana Qehajaj - Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim delegacionin e Komisionit te Venecias dhe te OSBE/ODIHR i cili kryesohej nga Sekretari i Pergjithshem i Komisionit te Venecias z.Thomas Markert.
Sic njofton zyra e shtypit e Keshilli te Ministrave pasi u shprehu mireseardhjen Kryeministri Berisha i falenderoi perfaqesuesit e te dy organizatave per rolin kontributin dhe ekspertizen e tyre te jashtezakonshme ne proceset zgjedhore dhe te reformes zgjedhore pergjate 20 viteve te fundit.
Kryeministri Berisha vleresoi ne vecanti Opinionin e perbashket te Kodit Zgjedhor te bere nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias si dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2011 si nje udherrefyes i pazevendesueshem per reformen zgjedhore ne Shqiperi.
Kryeministri e siguroi delegacionin e Komisionit te Venecias dhe te OSBE/ODIHR per gatishmerine e mazhorances per te filluar menjehere reformen zgjedhore me qellim adresimin e rekomandimeve me vullnet te mire politik konsensus gjitheperfshirje dhe transparence. Ai gjithashtu shprehu shpresen se i njejti vullnet dhe gatishmeri do te tregohet edhe nga opozita per arritjen e ketij objektivi te rendesishem ne trajtimin e 12 prioriteteve te Komisionit Evropian. Gjithashtu Kryeministri vleresoi se adresimi i rekomandimeve ne kete fryme eshte rruga me e mire per sjelljen e Kodit Zgjedhor ne standardet me te larta te percaktuara nga OSBE dhe Keshilli i Evropes. Gjithashtu ai vleresoi se ekspertiza e dy organizatave eshte nje garanci per arritjen e ketyre objektivave.
Gjate takimit Sekretari i Pergjithshem i Komisionit te Venecias z. Thomas Markertfalenderoi Kryeministrin per pritjen si dhe per gatishmerine e mazhorances per te bashkepunuar dhe per te pranuar jo vetem vleresimet dhe rekomandimet e bera ne proceset e kaluara zgjedhore por edhe per te perfshire ne reformen e ardhshme kontributin dhe ekspertizen e dy organizatave. Nga ana e tyre Perfaqesuesit e OSBE/ODIHR falenderuan Kryeministrin per vleresimin e bere prej tij per vezhgimin qe kjo organizate u ka bere zgjedhjeve ne Shqiperi dhe rekomandimet e bera bazuar ne gjetjet e konstatuara gjate vezhgimit.
Ata siguruan se do te vazhdojne te japin kontributin e tyre per reformen e ardhshme me qellim gjetjen e zgjidhjeve me te mira teknike qe shohin drejt te ardhmes ne perputhje me standardet nderkombetare.
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›