E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 11 nëntor vjen rrëfimi befasi i Edi Ramës

Pamje nga kopertina e librit

Kjo është kopertina e librit që pritet të shohë dritën e botimit më 10 nëntor e që mban për autor kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Libri titullohet Kurban dhe  është një rrëfim befasi i Edi Ramës”, nëpërmjet të cilit lexuesi do të shohë Tiranën e parë me sytë e protagonistit të 11 vjetëve të historisë së saj.

Ky është një libër për Shqipërinë siç është dhe Shqipërinë siç mund të jetë,  për aktorë të jetës politike e publike siç nuk i kemi parë asnjëherë më parë dhe për vetveten siç nuk e kemi dëgjuar.

Kopertina e bërë publike nëpërmjet blogut të kreut socialist, tregon gjithashtu edhe se libri do të jetë në Panairin e Librit nga data 11 deri më 14 nëntor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›