E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja çfarë të bën kriza/ Një elefant i bardhë në shitje (FOTO)

Një aeroport i ndërtuar në Spanjë me koston e mbi 1 miliard eurove ka dalë në shitje dhe mund të bëhet i juaji për më pak se 100 milion euro.

Ky elefant i bardhë, një term që përdoret për të përshkruar prona, të cilat nuk kanë më vlerë ose janë shumë të shtrenjta për tu mbajtur, dikur ishte simbol i ekonomisë në rritje të Spanjës.

Ciudad Real Airport bëhet i juaji për 100 milion euro, por do keni në shpinë borxhet, që shkojnë deri në 529 milion euro.

Aeroporti është mbyllur një vit më parë, katër vite pasi u hap.

Ai është një nga shumë elefantë të bardhë në mbarë vendin.

Për disa muaj që kur u hap, në aeroport u ulën vetën avionë privatë.

Aeroporti ishte planifikuar që ti shërbente brigjeve andaluziane./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›