Mourinho: Varane i lënduar, më i mirë se të tjerët

Jose Mourinho deklaroi pas ndeshjes me Celta Vigon se është impresionuar nga loja e Varanes ndërsa është i pakënaqur me disa lojtarë në skuadrën e tij.
”Varane ishte i lënduar në këtë ndeshje dhe luajti më mirë se disa futbollistë të tjerë të skuadrës tonë. Janë disa lojtarë në skuadrën time të cilët po më zhgënjejnë me lojërat e tyre por më duhet të flas personalisht me ta. Gabimi im ishte që nuk ftova Moratan për këtë ndeshje. Kemi humbur këtë ndeshje por kemi ndeshjen tjetër në të cilën patjetër që duhet siguruar kualifikimin” deklaroi Mourinho./Indeksonline/