E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja disa nga librat në libraritë e kryeqytetit

Rubrikën e librave tё rinj pёr kёtё javё e hap, libri “Tjetri si unё” i autorit Jose Saramago, fituesi i çmimit Nobel pёr vitin 1998. Tertuliano Maksimo Afonsoja, mёsues historie nё njё lice, jeton i vetёm, ai zbulon kopjen e tij tё pёrkryer nё njё film tё marrё me qira rastёsisht. I mbёrthyer nga njё hutim i madh fillon dhe sheh filma tё tjerё, vёrteton zbulimin e vet dhe arrin tё njohё emrin e atij qё i ngjan tipar pёr tipar, Antonio Klaron.
Raeph Epelerson, sjell librin “Rendi i ri botёror, çfarё fshihet prapa fjalimeve. Gazetat e sotme janё tё mbushura me lajme pёr rritjen galopante tё numrit tё divorceve, rritjen e abuzimit me fёmijёt nga disa pridёr, qeveri qё mbyllin shkollat private dhe kombe qё formojnё qeveri rajonale nё pritje tё zhdukjes sё kufinjve kombёrtarё. Njё civilizim i ri po mbin nё jetёt tona. Ky civilizim i ri sjell me vete stile tё reja tё familjes, ndryshim tё mёnyrёs sё tё punuarit e tjera si kёto.

“Bel Kanto”, ёshtё vepёr e shkrimares bashkohore amerikane Ann Patchet dhe ёshtё libri i katёrt i saj, i cili vjen kёtё javё si prurje e re pёr lexuesin shqiptarё. Romani i vendos ngjarjet nё Amerikёn e Jugut. Ështё historia e marrëdhёnies mes njё grupi terroristёsh dhe shtatёdhjetё e dy pengjeve tё ftuar nё njё festё nё rezidencёn e ambasadёs japoneze dhe mbahen peng brenda oborrit tё saj. Rocsanna Coss, sopranoja, ylli i operas amerikane ёsthё njёra nga pengjet.
E ndёrsa autori Nikolas Sparks sjell librin “Parajsё sigurie”. Kur njё grua e re misterioze me emrin Kejti, shfaqet nё Karolinёn e veritu nё qyetine vogёl tё Sauthportit, prania e saj papritur ngre njё seripyetjesh pёr tё kaluarёn e saj. E bukur por e ndrojtur Kejti duket e vendosur pёr tё shmangur krijimin e ndonjё lidhje inteime, drisa njё seri ngjarjesh do ta tёrheqё nё dy marrёdhёnie ndaj tё cilave nguron.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›