Aktivitet kulturore gjatë fundjavës në kryeqytet

Kёtё fundjavё institucionet kulturore tё kryeqytetit ofrojnё disa alterantiva tё ndryshme pёr artёdashёsit. Nё galerinё kombёtare tё arteve vazhdon tё qёndrojё e hapur ekspozita e piktorit tё njohur Ali Oseku. Ekspozita e Osekut, piktorit që vuajti burgosjen e ndërgjegjjes gjatë diktaturës komuniste, i kushtohet pikërisht lirisë, hapësirës së pafundme me ngjyra të jashtëzakonshme dhe kombinimit perfekt të tyre në funksion të universit.
Gjithashtu nё muzeun histoirk kombёtar vazhdon tё qёndrojё e hapur ekspozita “Viza pёr lirinё diplomatёt spanjollё pёrballё Holokausit”, qё ёshtё hapur nga ambasada spanjolle nё Tiranё. Nё kёtё ekspozitё janё tё paraqitura dokumente tё cilat dёshmojnё pёr diplomatёt spanjollё tё cilёt kanё shёrbyer nё shumё vende tё Evropёs nё kohёn e luftёs sё dytё botёrore, tё cilёt kanё mbrojtur dhe shpёtuar shumё hebrenj.
Po nё muzeun historik kombёtar vazhdon tё qёndrojё e hapur ekspozita “Duart e arta”, ku janё tё paraqitura rreth 500 punime tё realizuar nga fёmijё nё tё gjithё Shqipёria. Krijimtaria e tyre vjen nga teknikat më thjeshta si lapustila, pastela, akuarel, deri nё dhe teknikat më të vështira dhe profesionale si vaj dhe akrelik.
E ndёrsa pёr sa i pёrket artёdashёsve tё vegjёl teatri Metropol kёtё fundjavё vjen me dy shfaqe Fёmija i Padukshёm” dhe "Madhëria e saj zonjush Fantazia”