E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja dokumentet e partneritetit mes kunatit të Bashës dhe Teqes

Dionis Teqja dhe Erion Isufi, kunati i Lulëzim Bashës, janë ortakë në bizneset e tyre tek Megatek dhe Reno Albania në QTU në Tiranë, ndërkohë që thuajse komandojnë çdo biznes të ri në Bashkinë e Tiranës. Pas marrjes së Bashkisë nga Basha, ata kanë organizuar bashkë çdo veprimtari biznesi në Tiranë. Teqja qëndron pas agjencisë së publicitetit që dekoron Tiranën, që ndërton kioskat tek ajo që quhet Rruga e Kunatit dhe që ka emëruar në postet kyçe njerëzit e tij.

Kompania që po merret me grumbullimin e plehrave në Tiranë është formuar nga një administrator i kompanisë së tyre Megatek, që provon se ata vazhdojnë të qëndrojnë pas këtij biznesi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›